Mehaj viziton familjet e dëshmorëve në komunat veriore të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në vazhdën e vizitave në familjet e dëshmorëve të kombit ka takuar dhe familjet e dëshmorëve në vendbanimet e pjesës veriore të Kosovës.

Sipas një njoftimi të ministrisë, Mehaj thuhet se ka vizituar familjen e dëshmores, Fatime Hetemi, në Veri të Mitrovicës, familjen e dëshmorit Bislim Ademi, në Cerajë të Leposaviqit, familjen e dëshmorit Kadri Kadriu në lagjen Kroi i Vitakut në Veri të Mitrovicës dhe familjen e dëshmorëve Kadrije Uka dhe Fahredin Uka, në Çabër të Zubin Potokut.

“Gjatë këtyre vizitave, Ministri Mehaj u pritë ngrohtësisht nga familjarët dhe të afërmit e tyre, duke u vlerësuar lartë vizita e tij, në këtë ditë feste, dhe domethënies së veçantë të vizitës së Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se qëllimi i kësaj vizite ka qenë vlerësimi i lartë i sakrificës së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flijimit të tyre nga kjo anë e Kosovës.

Vizita e Armend Mehaj tek familjet e dëshmorëve në komunat e Veriut. Foto: Ministria e Mrojtjes/Facebook
Vizita e Armend Mehaj tek familjet e dëshmorëve në komunat e Veriut. Foto: Ministria e Mrojtjes/Facebook