Mehaj: Ushtria e Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes ka thënë se Ushtria e Kosovës po vazhdon zhvillimin dhe avancimin sipas standarteve më të larta.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ushtria e vendit është me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritet territorial.

“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha”- thuhet në postimin e Mehajt.

Më 14 dhjetor janë bërë 4 vjet prej kur eprorët dhe ushtarët FSK-së morën për herë të parë kompetencat e plota.