Mehaj takohet me gjeneralin e forcave holandeze, diskutohet për bashkë-zbarkim të mundshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, perderisa po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Mehaj ka bërë të ditur se me gjeneralin Eichelsheim kanë biseduar për një bashkë-zbarkimi të mundshëm të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës përkrah forcave holandeze.

“Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ai ka shtuar se “gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”.