Mehaj pret në takim ministrin nga Kroacia, nënshkruajnë një marrëveshje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim homologun e tij nga Kroacia, Mario Banozic.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministri Mehaj, të dy palët sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

“Ky është zotimi i Ministrit Banozic, jo vetëm në takimin e sotëm, po edhe në katër takime të tjera të mëparshme që i kemi realizuar, prej se unë jam emëruar në këtë detyrë. Takimet tona të shpeshta e dëshmojnë më së miri nivelin e marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive dhe forcave tona. Ministër Banozic, ju faleminderit dhe ju jemi mirënjohës gjithmonë për gjithë përkrahjen e Ministrisë tuaj të Mbrojtjes dhe Republikës së Kroacisë”, ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social “Facebook”.