Mehaj: Nga 25 shtete pjesëmarrëse, Kosova e 4-ta me më së shumti ushtarë në “Defender 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është përmbushëse e çdo detyre dhe çdo obligimi që i kërkohet për t’u bërë pjesë e familjes së madhe euroatlantike.

Ai ka njoftuar se në këtë stërvitje janë 25 shtete pjesëmarrëse me mbi 24 mijë ushtarë, ndërsa Kosova renditet si vendi i katërt me më së shumti trupa, gjithsej 1300 ushtarakë.

“Në këtë stërvitje do të kemi pjesëmarrës nga 25 shtete me mbi 24 mijë pjesëmarrës. Republika e Kosovës si vend pritës do të ketë mbi 1300 ushtarakë, ne do të jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarakë që do të jemi pjesëmarrës” – tha Mehaj.

“Defender Europe 2023” drejtohet nga ushtria amerikane. Kosova është mikpritëse e mbi 1 mijë trupave. Ushtrimet do të kryhen në Bokë dhe aeroportin e Gjakovës.

Stërvitja do të mbahet nga data 21 maj deri me 2 qershor.