FSK - Ushtrimi Fushor Europe-Defender 21 Foto: KALLXO.COM

Mehaj: Mbi 50 milionë euro blerje të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në vlerë mbi 50 milionë euro kanë blerë armatim.

Mheja ka thënë se “Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë”.

“Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në process” –  ka thënë Ministri.

Tutje , Ministri ka shkruar se për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinjë.