FSK, Foto: Facebook/ Armend Mehaj

Mehaj lavdëron FSK-në për përgatitjen e lartë profesionale (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka lavdëruar nivelin e lartë të përgatitjes profesionale që kanë treguar sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë stërvitjes fushore “Iron Support”. 

Ministri Mehaj ka përcjellë gjatë ditës së sotme ushtrimet fushore ushtarake të pjesëtarëve të FSK-së. 

Stërvitjet ushtarake të FSK-së, sipas ministrit po bëhën në kuadër të përgatitjeve për “Defender-Europe’ 2023”. 

“Sot nga afër përcolla stërvitjen fushore “Iron Support” në Babaj Bokës, e cila dëshmoi nivel të lartë të përgatitjes së pjesëtarëve tanë në aftësitë dhe kapacitetet e mbështetjes për trupat direkte në fushëbetejë. Vazhdojmë me testimin e kapaciteteve të Kompanisë Mbështetëse të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë për Stërvitjen “Defender-Europe’ 202’”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook. 

Foto: Armend Mehaj/Facebook
Foto: Armend Mehaj/Facebook
Foto: Armend Mehaj/Facebook