Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mehaj: Komandot e FSK-së po avancohen profesionalisht për secilën sfidë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur, se sot në Aeroportin e Gjakovës ka vizituar komandot e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas Mehajt, pjesëtarët e FSK-së, me instruktorët ushtarak amerikanë, po mbajnë trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.

Ministri ka shtuar se komandot e FSK-së, po vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.

“Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë. Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Pjesëtarët e FSK-së gjatë trajnimit, Foto: Armend Mehaj – Facebook

Për shkak të luftës në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë, është kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), si garanci për sigurinë.