Gjakov

Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Mehaj: Jemi në proces të planifikimit për të pritur stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 23’

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka folur nw seminarin e 102-të RoseRoth, i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke konfirmuar se janë proces të planifikimit për të qenë vendi pritës i stërvitjes fushore ‘DEFENDER EUROPE 23’.

Ministri Mehaj në fjalimin e tij gjatë këtij seminari u shpreh se pas zhvillimeve në Ukrainë, mbeten vigjilentë në koordinim të aktiviteteve me aleatët dhe pret që partnerët të aplikojnë qasjen integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe integrimit të Kosovës në NATO.

Sipas tij, Kosova e di më së miri si është të kalosh vuajtjet e luftës pasi është përballur me vrasje e masakra nga regjimi serb.

Derisa, konflikti Rusi-Ukrainë, sipas tij, ka implikime të gjata të sigurisë në Evropë.

Ai po ashtu falënderoj aleatët që po kontribuojnë në forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku plani 10 vjeçar i tranzicionit është në fazën e dytë, sipas ministrit Mehajt.

Një nga arritjet e shumta në vitin 2021, sipas tij, është bashkë-zbarkimi përkrah Ushtrisë Amerikane në misionin e parë historik paqeruajtës në Kuvajt.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se janë në proces të planifikimit për të qenë vendi pritës i stërvitjes fushore ‘DEFENDER EUROPE 23’, ku Republika e Kosovës do të marrë pjesë me rreth 1,300 pjesëtarë të FSK-së, të angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në disa vende.

Ai përmendi edhe rreshtimin e Serbisë pro Rusisë dhe blerjen e armatimit nga Kina.

Tutje, ai potencoi mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përballje më të kaluarën, heqjen dorë nga destabilizimi i Kosovës, operacionet në qendrën Humanitare në Nish që statusi i saj, sipas Mehajt, është mister.
Ministri potencoi se për shkak të kërcënimit të përhershëm nga Serbia dhe Rusia, ka nevojë urgjente të shtohet numri i trupave mbrojtëse të NATO-s.