Mehaj: FSK e gatshme të intervenojë në rast emergjencash nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të reagojë në rast të emergjencave nga zjarret.

Sipas Mehajt, i cili ka kërkuar kujdes nga qytetarët, Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar.

Mehaj nga qytetarët po ashtu ka kërkuar shpenzim racional të ujit të pijshëm dhe të lajmërojnë abuzuesit e mundshëm.

“Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar. Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret”, ka shkruar Mehaj.