Ministri i Mbrojtjes, Amrend Mehaj bënë homazhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Rogovë të Hasit

Mehaj bën homazhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Rogovë të Hasit

Në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë homazhe pranë Monumentit të Dëshmorëve në këtë fshat.

“Me kujtimin dhe nderimin e përjetshëm, sot në përvjetorin e 24-të, bëmë homazhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Rogovë të Hasit si dhe tek varrezat e dëshmorëve” – ka thënë Mehaj.

Ai tutje ka shtuar se në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, kanë rënë heroikisht dëshmorë të kombit, 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë civilë të fshatit.

Ai po ashtu ka kujtuar edhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

“Duke kujtuar e nderuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për Liri, jemi më të fuqishëm për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen tonë. Të lavdishëm gjithmonë!” – është shprehur ministri.

Gjatë ditës, dëshmorët janë përkujtuar edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Amrend Mehaj bënë homazhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Rogovë të Hasit. Foto: Amrend Mehaj/Facebook