Mediat serbe shkruajnë se një shqiptar sonte është vrarë në Novi Pazar

Mediumi serb Kurir, shkruan se një person i nacionalitetit shqiptar është vrarë sonte në qytetin e Novi Pazarit, në Serbi.

Sipas këtij mediumi, personi me inicialet S. J., nga Prishtina është vrarë nga disa persona deri më tani të panjohur.

“Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, vrasësi ka gjuajtur me armë një person në këmbë, duke e plagosur e më pas ka gjuajtur me disa plumba, duke e vrarë S. J. nga Prishtina”, thuhet në shkrimin e Kurir.

Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa ambulanta ka arritur me vonesë, pasi personi i qëlluar kishte vdekur.

Jo zyrtarisht, Kurir shkruan se personi i vrarë është pronar i një agjencie që merret me transportin e mallërave.