Mediat serbe: Edhe një tërheqje e njohjes për Kosovën

Nauru është shteti i radhës që raportohet ta ketë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Nauru e kishte njohur pavarësinë e Kosovës në prill të vitit 2008 por sot, mediat serbe kanë cituar ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq të ketë thënë se e ka marrë notën verbale nga zëvendës ministri i Jashtëm i këtij shteti për tërheqjen e njohjes.

Televizioni shtetëror serb, RTS, raporton se kjo është tërheqja e 17-të e njohjeve që i bëhet Kosovës që nga koha kur Serbia ka filluar një ofensivë diplomatike ndaj shteteve që më parë e kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

Nauru është një shtet i vogël me rreth 14 mijë banorë në ishullin e Mikronezisë.