Foto nga Twitter

Mediat nga rajoni transmetojnë pohime të pabaza të profesorit nga Maqedonia

Virusi Covid 19 nuk është i ri, as nuk bëhet fjalë për sëmundje karantine, kurse njerëzit me shumë lehtësi lidhen në respiratorë’. Kjo është pjesë e pohimeve të cilat i ka prononcuar Infektologu nga Maqedonia, profesori Vello Markovski, në një emision të televizionit të Maqedonisë “Alfa”, raorton Portalb.mk.

Për ta verifikuar autenticitetin e pohimeve të këtilla, i jemi drejtuar epidemiologut Zoran Radovanoviq. Doli që profesori Markovski në fjalimin e tij ka prezantuar deklarata diskutabile dhe të pabaza për virusin, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Video intervista, në të cilën profesori Markovski e paraqet pikëpamjen e tij rreth situatës me koronavirusin, është emituar në TV e Maqedonisë “Alfa”. Shkurtë pas kësaj është transmetuar nga portale në tërë rajonin, kurse një pjesë me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë minuta është përkthyer edhe në serbisht. Është ndarë edhe në Facebook në faqen “Nova borba”.

Markovski në intervistë, ndër tjerash, ka deklaruar që “nuk kemi teste valide serologjike për të vërtetuar antitrupat IgM që të mund të themi nëse ndonjë person është i sëmurë nga koronavirusi”.

Radovanoviq thekson që është i saktë pohimi i Markovskit që për momentin nuk ka teste serologjike me të cilat mund të vërtetohen antitrupat IgM (si dhe infeksion paraprakisht i tejkaluar, përkatësisht antitrupat IgG). Mirëpo, siç Radovanoviq përmend, së shpejti do të ketë dhe shton që prania e virusit mund të dëshmohet me teknikën PCR.

 

“Njerëzit me shumë lehtësi lidhen me respiratorë”

Edhe respiratorët ishin një nga temat për të cilat Markovski ka folur në emision. Ai pohon që njerëzit me shumë lehtësi të madhe i lidhin me respiratorë.

“Është punuar studim me 180 pacientë, nga të cilët gjysma kanë vdekur. Pacientët të cilët kanë qenë të lidhur me respiratorë kanë pasur 54 përqind vdekshmëri, ndërsa rreth 46 përqind e pacientëve që gjithashtu kanë pasur gjendje kritike, e që nuk janë lidhur në respiratorë, kanë ndërruar jetë. Kjo do të thotë deri tetë përqind që ka pasur më pak të vdekur të cilët kanë qenë në gjendje kritike, por që nuk janë lidhur me respirator. Atë që po e theksoj është që një nga shkaqet për gjithë atë numër të të vdekurve në Itali dhe në Kinë janë edhe metodat tepër agresive në mjekësi”, ka thënë Markovski.

Bashkëbiseduesi jonë sqaron që “te ne njerëzit lidhen në respiratorë kur fillojnë të ngulfaten”.

“Në Beograd shumë e vogël është përqindja e atyre të cilët mbijetojnë në respirator nga ajo që e thotë Markovski, por kjo është ashtu për shkak se në aparate lidhen të sëmurë për të cilët është e qartë se nuk do të mbijetojnë. Shembull i tillë të themi është stadium terminal i kancerit në mushkëri. Mjeku nuk guxon të lejon që pacienti të mavijoset, ndërkaq të mos ndërmerr asgjë, madje edhe nëse bëhet fjalë për vetëm vazhdim të jetës për një ose dy ditë”, thotë Radovanoviq.

 

“Laikët dëshirojnë të bëjnë karantinë në sallë sportive”

Markovski në emision e komentoi edhe atë që sallat sportive dhe hapësira tjera rregullohen për mjekim nga koronavirusi. Vetëm për përkujtim, në Serbi sallat e panairit të Beogradit dhe salla sportive “Çair” në Nish janë shndërruar në karantinë të ashtuquajtur.

“Paramendoni tani karantinë në sallë sportive. Po, pritni pak, dëshironi të thoni që ne do t’i sakrifikojmë ata njerëz? Kemi ne shumë mënyra tjera, por ja kështu mendojnë laikët”, thekson Markovski.

Radovanoviq, thekson që Markovski “nuk bën dallimin mes karantinës dhe klinikës së përkohshme”.

“Karantina është izolim parandalues për persona të cilët kanë qenë në kontakt me burim të infeksionit, dhe ndoshta janë në periudhë inkubacioni. Këtu rëndësi shumë të madhe ka që ato të jenë në ndarë nëpër dhoma, që të mos ndodh që personi i sëmurë t’ua transmeton sëmundjen të tjerëve në karantinën”, sqaron ai

Edhe se, sipas tij akomodimi në hotel është zgjidhja më e mire, prapë se prapë, sallat sportive shërbejnë për akomodimin e të sëmurëve me gjendje më të lehtë.

“Të gjithë më janë të infektuar, e nuk i rrezikojnë të tjerët rreth tyre, së paku sa i përket sëmundjes. Bëhet fjalë për gjendje të jashtëzakonshme, si vërshim, tërmet dhe ngjashëm. Kjo është njëjtë si, kur në luftë vendoset ambulance polake për të plagosurit. Po cila do të ishte alternative nëse është e qartë që spitalet do të stërmbushen? Normalisht që do të veprohet me zgjidhje të improvizuara”, konstaton Radovanoviq.

 

“Nuk është karantinë”

Organizata botërore e Shëndetësisë kah mesi i marsit publikoi dokument të titulluar “Perspektiva për karantinë të personave individual në kontekst të ballafaqimit me koronavirusin (Covid 19)”, në të cilin rekomandohet karantinë 14 ditore për persona të cilët kanë pasur kontakt me person të infektuar.

Mjeku nga Maqedonia, megjithatë, gjatë pjesëmarrjes së tij në emision theksoi që Kovid-19 nuk është sëmundje karantine.

“E njohur është lista e sëmundjeve të karantinës, ato janë ethet hemorragjike, kolera, variola vera, për të cilën konsiderojmë se është eliminuar”, ka thënë Markovski.

Radovanoviq thotë që nuk është e vërtetë që Kovid-19 nuk është sëmundje karantine.

Në Rregulloren ndërkombëtare për shëndetësi nga viti 2005 thuhet që së pari me këtë Rregullore janë përfshirë gjashtë sëmundje karantine, por se më vonë janë instaluar ndryshime, me të cilat numri i fushave të përfshira është zvogëluar në tre.

“Më nuk ekzistojnë sëmundje klasike karantine, por urgjenca shëndetësore-popullore me rëndësi ndërkombëtare. Ato mund të jenë murtaja, kolera por edhe disa çrregullime infektive shëndetësore. Për momentin status të atillë ka Kovid-19”, sqaron Radovanoviq.

E vërtetë është se Rregullorja nga viti 2005 përmbante disa inovime, prej të cilëve njëri ishte se shkalla e aplikimit të rregullave “nuk është kufizuar me cilën do sëmundje specifike ose mënyrë të transmetimit dhe përfshin, sëmundje ose gjendje shëndetësore, pavarësisht prejardhjes ose burimit, që mund të paraqet rrezik dhe të shkakton dëm më të madh mbi popullatën”.

“Ky është virus i njohur, i cili për herë të parë është zbuluar më vitin 1965”, thotë Markovski që nga fillimi i incizimit.

“Është aq i rrezikshëm që studentët vullnetarisht janë infektuar me atë që të mund shohin çfarë është pasqyra klinike Në atë mënyrë kanë zbuluar që bën pjesë në grupin e viruseve që shkaktojnë ftohje nga të cilat sëmuremi edhe nga katër herë në vit”, shton Markovski.

Ai, megjithatë, askund nuk thotë që kjo vlen për Kovid-19.

Bashkëbiseduesi jonë, epidemiologu Zoran Radovanoviq sqaron që ekzistojnë shtatë lloje të ndryshme të koronavirusit, ndërsa që Markovski këtu “ka fjalën për tërë grupin e koronaviruseve, e jo konkretisht për SARS-CoV-2”.

“Në shekullin e kaluar janë zbuluar katër që shkaktojnë ftohje. Në këtë qindvjetor njerëzimi është përballur me tre shkaktarë të sëmundjeve të rrezikshme. Për SARS ka zbuluar në vitin 2002-2003, për MERS në vitin 2012, kurse për Kovid-19 kah fundi i vitit të kaluar”, thekson bashkëbiseduesi jonë.

Se Markovski në këtë deklaratë të vet nuk e kishte fjalën për Kovid-19 vërehet edhe nga prononcimi i tij “tani kemi metoda të reja me të cilat mund të konstatojmë që koronavirusi ose Kovid ka ekzistuar edhe para 5 edhe para 10 viteve, që ka pasur veti të ngjashme epidemike, por nuk e vërtetonim”.

Radovanoviq sqaron që Kovid-19 apo kushëri i tij shumë i afërt ka ekzistuar te kafshët “kush e di prej kur”. Mirëpo siç ka thënë, ai ka filluar të shkakton sëmundje te njerëzit mbase deri më nëntor 2019.

Për atë se bëhet fjalë për virus të zbuluar rishtas, thotë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Interesante është që kjo intervistë është ngarkuar edhe në Jutjub kanalin të lëvizjes “Mjaft ishte”, ku theksohet që profesori e ka thënë “të vërtetën e vërtetë për koronavirusin”. Kjo lëvizje përndryshe konsideron që “panikun dhe histerinë lidhur me koronavirusin e kanë shkaktuar mediat globale (para se gjithash Si-En-En) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe “ekspertët” e saj”.

Televizioni “Alfa”, në të cilin është emituar emisioni, përndryshe, një periudhë të gjatë është përkrahës i të djathtës, përkatësisht VMRO-DPMNE dhe e Nikolla Gruevskit. Pas arratisjes së Gruevskit në Budapest, ky televizion është blerë nga ana e një kompanie hungareze, e lidhur me Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë. Profesori Markovski ligjëron në një universitet të themeluar nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së./Portalb.mk