Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Mediat në Shqipëri raportojnë për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta
21.10.2024 - 13:35
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se sot, më 21.10.2024, është arrestuar ish-presidenti Ilir Meta.
Siç raportohet, ai ndodhej afër një qendre tregtare në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK-ut.
KALLXO.com ka provuar të marr një përgjigje nga Policia e Shtetit lidhur me këtë raportim, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk është dhënë ndonjë detaj shtesë.