Mediat në Shqipëri: Një qytetar turk është deportuar nga Shqipëria

42-vjeçari turk, Harun Çelik është  dëbuar me urgjencë nga Shqipëria mbrëmjen e sotme. Abc Neës ka arritur të mësojë përmes burimeve të besuara, se 42-vjeçari është ndaluar në aeroportin e Rinasit në qershor 2019, teksa hynte tranzit me pasaportë kanadeze false. Ai kishte arritur ti shëptonte përndjekjes së regjimit turk, por u arrestua në Shqipëri për “dokumente false”.

Harun Çelik vuajti dënimin prej 5 muaj e gjysmë në burgun 302 tek rruga “Mine Peza” në Tiranë. Sot (1 janar 2020) ai është njoftuar se i ka përfunduar dënimi. Por as sot, 42 vjeçari nuk është lënë i lirë.

Menjëherë është transportuar nga qelia e burgut, në Drejtorinë e Migracionit që ndodhet në Laprakë. Pasi është mbajtur disa orë aty, Harun Celik është shoqëruar me makina policie në aeroportin e Rinasit, siç shihet në pamjet e siguruara nga Abc News.

Miqtë e tij kanë reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar të padrejtë vendimin e autoriteteve shqiptare për të dëbuar mësuesin turk. Ata apelojnë për lirimin e 42-vjeçarit që përndiqet në Turqi, vetëm se është mbështetës i Lëvizjes Gylen.

“Harun Çelik u dërgua në zyrën e Migracionit dhe prej andej u rrëmbye dhe u fut me forcë në një automjet. Miqtë e tij ndërhynë në aeroport. A ka ndonjë ligj në Shqipëri?”, shkruan Barbarossa Kaya, e cila bën tag në tëitter Kryeministrin Rama.

“Turp për qeverinë shqiptare! Kryeministri Edi Rama shpërfilli dinjitetin e vendit të tij dhe zbatoi urdhrin e Erdoganit.

Të drejtat e njeriut të Harun Çelik janë shkelur, ai dëbohet në mënyrë të paligjshme në një operacion policor të rreptë”, shkruhet në një tjetër status.

Harun Çelik, 42 vjeç, është mësues me profesion dhe i shpëtoi përndjekjes në Turqi, pasi vuajti dënimin në Shqipëri po dërgohet jashtë vullnetit të tij sërish në Turqi. Nuk dihet akoma saktësisht nëse iu dha mundësia të bëjë kërkesë për azil ose te apelojë vendimin e deportimit apo jo pasi as avokati i tij nuk është njoftuar për vendimin për deportim, që është bërë më 1 janar, një ditë pushimi. /abcnews.al