Mediat në Serbi: Digjet në Tivar jahti i Zvonko Veselinoviçit

Një nga jahtet, i cili u dëmtua nga zjarri në portin Navar në Mal të Zi, është jahti “Sara”, raportojnë mediat në Serbi. Bëhet fjalë për një jaht që, sipas BIRN, është i blerë prej Svetozar Maroviçit nga kompania “Inkop”, në pronësi të Zvonko Veselinoviçit. Jahti pësoi dëmtime të vogla pasi ishte i dyti në serinë e jahteve në të cilat shpërtheu zjarri, raportojnë mediat në Serbi.

Në kohën kur “Inkop” e bleu jahtin, ai quhej “Kenco”, por pronari i ri e ndryshoi emrin dhe e quajti “Sara”, transmetojnë mediat serbe, duke shtuar se për shkak të këtij jahti, ka pasur disa mosmarrëveshje në kohën kur pronar i tij ishte Svetozar Maroviç.

Pak ditë më parë, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko e Andrija Bojiq, Milan e Miljojko Radisavljeviq, Srdjan Vuloviq, Marko Roshiq, Milan Mihaljoviq, Radovan Radiq, Sinisha Nedeljkoviq, Radule Steviq, të gjithë serb nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kallxo.com, ka raportuar edhe më parë për aktivitetet e dyshuara kriminale të grupit që u vu në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-ve.

Dosja: Në listën e të sanksionuarve nga ShBA edhe grupi që u filmua nga Drejtësia në Kosovë

 

Dosja për veriun: Rrëfimi i kontrabanduesit për lidhjet e policëve me bosët e kontrabandës të sanksionuar nga ShBA-ja

Të sanksionuarit nga ShBA, këto janë akuzat për të cilat po ndiqen nga drejtësia kosovare