Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj gjatë një proteste kundër masave të kufizimit ndaj pandemisë, shkurt 2021.

Mediat në Mal të Zi: Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, është ndaluar nga Policia

Mediat në Mal të Zi raportojnë se kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është shoqëruar në Policinë e Podgoricës.

Sipas mediumit malazias “Vijesti”, Nik Gjeloshaj, kryetari i Alternativës Shqiptare dhe i Komunës së Tuzit, është ndaluar nga policia rrugore për shkak të xhamave të errët të makinës së tij.

Në makinë, sipas këtij mediumi,  Gjeloshaj ishte me familjen e tij,

Gjeloshaj është shoqëruar në polici pasi pretendohet se ka fyer dhe nënçmuar policinë, pas kërkesën për kontrollim teknik të makinës së tij.