Foto: Index.hr

Mediat në Kroaci raportojnë për një aksident që është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës: Një i vdekur e gjashtë të lënduar

Mediat në Kroaci janë duke raportuar për një aksident që ka ndodhur në jug të Kroacisë, që dyshohet se është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës.

Sipas medias kroate Index.hr, aksidenti ka ndodhur në qytetin Solinë, në të cilin aksident një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë janë lënduar.

“Aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës 40-vjeçar i cili drejtonte automjetin me targa sllovene. Ai në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një automjet tjetër me targa kroate, cili drejtohej nga një shtetas kroat 45-vjeçar” – thuhet në lajmin e publikuar nga media kroate.

Sipas raportmit, shoferi kroat 45-vjeçar ka vdekur, ndërsa një grua 45-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar, shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike.

Tutje, në raportim thuhet se një burrë 40-vjeçar, një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar, shtetas të Kosovës, kanë pësuar lëndime por që janë jashtë rrezikut për jetën.