Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media, 29.11.2024 | Foto: ZKM
Mediat në Bosnjë e Hercegovinë raportojnë se Kurti ka arritur në Sarajevë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Sarajevë, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën, që do të mbahet nesër, më 06.12.2024 – nën organizimin e organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur- Krug 99”.
Kështu ka raportuar media avaz.ba, e cila ka thënë se është planifikuar një takim mes Kurtit dhe nënkryetarit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Refik Lenda.
Avaz.ba ka raportuar se kjo është ardhja e parë e Albin Kurtit në Bosnjë e Hercegovinë dhe se asnjë institucion në Bosnjë e Hercegovinë nuk ka informuar për të, në faqen zyrtare të Internetit.
KALLXO.com raportoi sot se Kurti udhëtoi për në Sarajevë – pavarësisht paralajmërimeve të Millorad Dodikut (kryetarit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës – Republika Sërpska) – se një vizitë e tillë do të paraqiste provokim për Bosnjë e Hercegovinën.
Pjesëmarrjen e Kurtit e ka konfirmuar për KALLXO.com organizatori i Konferencës, Adil Kulenoviq – duke bërë të ditur se Kryeministri kosovar do të jetë edhe folësi kryesor në Sesion.
Me gjithë “paralajmërimet kërcënuese” të Dodikut, Kurti do të shkojë në Sarajevë