Mediat italiane: Vedat Muriqi pozitiv me COVID-19

Sezoni i ri në Serinë A italiane duket se nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Mediat italiane në mëngjesin e sotëm kanë raportuar se Muriqi, i cili së fundmi i është bashkuar Lazios nga Fenerbahce është infektuar me COVID-19.

Në fillim të shtatorit, Muriqi zyrtarizoi kalimin te skuadra italiane për 20 milionë euro.

Në sezonin e fundit me Fenerbahcen, Muriqi ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje.