Mediat franceze: Sulm vdekjeprurës me thikë në Nicë

Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Nicë, kanë raportuar mediat franceze.

Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se një person është arrestuar.

Ai ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Ministri i brendshëm francez u ka bërë apel njerëzve që të shmangin qendrën e këtij qyteti. /REL