Flamuri rus në ambasadën e Rusisë në Berlin.
Mediat e Ballkanit Perëndimor cituan mbi 3 mijë herë median ruse ‘Sputnik’
04.3.2022 - 17:04
Mbi 3 mijë herë mediat e Ballkanit Perëndimor në lajmet e tyre rreth situatës në Ukrainë iu janë referuar medias ruse, ‘Sputnik, thotë një hulumtim i platformës pikasa.ai.
Ndërsa 3 mijë e 663 herë të tjera iu janë referuar lajmeve nga agjencia ruse, TASS.
Ky hulumtimi bazohet në gjetjet nga monitorimi i 2 mijë mediave në Maqedoninë e Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Media prestigjioze, ‘Reuters’ është përdorur 10 mijë e 993 herë si referencë nga këto media e ndjekur nga BBC me 10 mijë e 179 referenca dhe CNN me 9 mijë e 259 referenca.