Ilustrim

Mediat bullgare zbulojnë së maskat nga Kina janë më cilësi të ulët

Maskat mbrojtëse, të cilat qeveria bullgare i bleu nga Kina , kanë vetëm 30 përqind efikasitet, sipas një hetimi nga uebfaqja lokale e lajmeve bivol.bg.

Raportimi pretendon se marka “Ryzur”, e cila prodhon maska, po bën produkte me cilësi të ulët që nuk janë të përshtatshme për punonjësit e mjekësisë.  Bullgaria ka investuar mbi 1.4 milion euro në këto furnizime.

Seria e fundit nga Kina, e cila përfshiu 150,800 artikuj, arriti në 2 maj.