Ilustrim

Me veturë sheshit të Pejës, arrestohet vozitësi pa patentë shoferi

Një person është arrestuar pasi ka hyrë me veturë në sheshin e qytetit të Pejës dhe ka rrezikuar qytetarët, njofton Policia.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Sheshin Skënderbeu, ku sipas PK-së me shenjë trafiku është e ndaluar qarkullimi i automjeteve.

I dyshuari  ishte vënë nën kontrolle nga një zyrtar policor i cili ka qenë jashtë orarit zyrtar.

“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Stacionit Policor në Pejë, personi i dyshuar  ishte vënë nën kontrolle nga një zyrtar policor i cili ishte jashtë orarit zyrtar”, ka njoftuar Policia.

Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar fletë gjobë kundërvajtësi për mos posedim të patentë shoferit, gjithë ashtu  për shmangie të  tarifave të detyrueshme doganore vetura është dërguar në terminalin doganor, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti “Rrezikim i trafikut publik”.

Me urdhër të Prokurorit shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.