Me tupanë, qytetarët fillojnë festën për fitoren e Rahimajt në Kamenicë (VIDEO)

Në oborrin e shkollës “Sadri Misini”, banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme, kanë filluar festën me tupanë për fitoren e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, i cili sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Në një video të publikuar nga një qytetar shihet një grumbull i qytetarëve teksa hedhin valle nën tingujt e tupanit.

Kadri Rahimaj nga LVV pritet të marrë pushtetin në Kamenicë, pasi që në zgjedhjet e së dielës fitoi ndaj kandidatit të Partisë Socialdemokrate (PSD) Qëndron Kastrati, i cili ishte kryetar i Kamenicës në mandatin e kaluar.

Rahimaj ka premtuar se do të ndalë riorganizimin e shkollave të filluar nga Qëndron Kastrati, proces i cili ishte kundërshtuar nga disa banorë të cilët në shenjë proteste, nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollat e përcaktuara nga komuna.

Apeli i jep të drejtë Qëndron Kastratit për të vazhduar me reformën e arsimit në Kamenicë

Pavarësisht kundërshtimeve, Qëndron Kastrati vazhdon me riorganizim të shkollave në Kamenicë