Foto: Rtv21

Me test të falsifikuar të PCR, një grua u nis për Maqedoninë e Veriut

Një grua gjatë kalimit në Glloboqicë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka prezantuar ditën e djeshme testin PCR për COVID-19, që dyshohej të ketë qenë i falsifikuar.

Në raportin e Policisë thuhet se në konsultim me Prokurorin, është iniciuar lënda e rastit për falsifikim, ndërsa, e dyshuara është lëshuar në procedurë të rregullt.