Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Me telashe teknike nis mbajtja e zgjedhjeve studentore të UP-së

Zgjedhjet studentore janë duke u zhvilluar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Zgjedhjet këtë vit janë duku u zhvilluar online përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS).

Sipas njoftimit të UP-së, sistemi i E-Votimit është sulmuar gjatë procesit gjatë kohës së cilës studentët po shfrytëzonin të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Megjithatë, nga ora 8.30 na është paraqitur një problem me regjistrimin e emaila-ve të studentëve. Ky problem nuk ka qenë në sistemin e votimit, por i njëjti është i lidhur protokollin e sigurisë së Google”, thuhet në njoftim.

Universiteti ka bërë të ditur se ky problem është sanuar.

“Në kohën sa ka qenë i pamundur procesi i votimit, nuk ka pasur asnjë votë e cila është shtuar dhe kjo çështje mund të vërtetohet. KQZ UP do të kujdeset që kjo kohë e humbur të kompensohet”, bëhet e ditur tutje.

Organizata Studentore të cilat janë duke kandiduar këtë vit janë Paqja Studentore, Organizata Studentore Reforma, Studim Kritikë Veprim, Unioni Demokratik Studentore, Iniciativa Studentore Progresi.