Me shumë vërejtje, Komisioni Parlamentar ia miratoi RTK-së buxhetin për muajt prill-qershor 2021

Është miratuar me shumicë votash në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere alookimin i mjeteve financiare për Radio Televizionin Publik për muajt prill-qershor.

Armend Muja, kryetar i këtij komisioni ka thënë se aloolikimi i mjeteve është votuar me kusht duke shtuar që një raport i tillë nuk do të votohet në mbledhjet tjera.

“Propozoj që të rekomandohet me kusht që në raportin tjetër financiar të futën të gjitha shpenzimet që nga janar sepse një raport i tillë nuk do të kalon në raportin e ardhshëm pasi ky çka ju na keni prezantu nuk është as raport solid, mos ia hidhni fajin Kuvendit se po ua rrezikon pagat. Grupi  punues që do të vij ta formatizoj projeksionin”, tha ai.