Më shumë se 3500 raste të coronavirusit  janë raportuar jashtë Kinës

Për herë të parë të mërkurën, numri i rasteve ditore të coronavirusit të raportuara  jashtë Kinës ka kaluar numrin e atyre të raportuara brenda vendit ku filloi përhapja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me vendet përfshirë Danimarkën dhe Estoninë që raportuan rastet e tyre të para gjatë ditës së sotme, virusi tani ka prekur 50 shtete, me më shumë se 3500 të infektuar dhe 58 vdekje.

Virusi ka prekur çdo kontinent përveç Antarktikës.

Azia është kontinenti më i prekur me 1595 raste jashtë Kinës, siç është Koreja Jugore, më pas renditet Evropa me Italinë e cila ka 400 raste të raportuara.