Lija e majmunëve, foto shkencore Burimi: BBC

Më shumë se 1 mijë raste të lisë së majmunëve në botë

Janë gjithsej 1 mijë e 177 persona të infektuar me linë e majmunëve në botë, raporton Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Më 14 maj 2022, u raportuan dy rasteve të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar.

Këto dy raste nuk kishin lidhje me një rast të importuar nga Nigeria që ishte raportuar më parë më 7 maj 2022 në Mbretërinë e Bashkuar.

Në ditët në vijim, disa shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera kanë raportuar raste të lisë së majmunëve që nuk lidhen me udhëtimin në vendet endemike.

Që nga 8 qershori, 704 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga 18 vende të BE-së dhe 473 raste të konfirmuara janë raportuar në dhjetë vende jo të BE-së.

Rastet e diagnostifikuara aktualisht të lisë së majmunëve janë kryesisht midis burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, gjë që sugjeron se transmetimi mund të ndodhë gjatë marrëdhënieve intime.

Transmetimi mund të ndodhë nëpërmjet kontaktit të ngushtë të mukozës ose lëkurës së paprekur me materialin infektiv nga lezionet, ose nëpërmjet pikave të mëdha të frymëmarrjes gjatë kontaktit të zgjatur ballë për ballë.

Kontaktet e ngushta të rasteve të lisë së majmunëve duhet të vetë-monitorohen për zhvillimin e simptomave për 21 ditë pas ekspozimit të fundit. ECDC do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të përditësojë vlerësimin e rrezikut kur të dhënat dhe informacionet e reja bëhen të disponueshme.