Me shufër metalike tentoi ta godiste vajzën e tij, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Suhareka është arrestuar pasi i njëjti ka tentuar ta godasë me shufër metalike vajzën e tij.

i dyshuari me po të njëjtën shufër ka dëmtuar më pas veturën e viktimës duke e goditur atë.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën, vajzën e tij. Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.