
Ilustrim
Me sëpatë e pistoletë kryejnë grabitje brenda marketit
28.1.2021 - 10:12
Një grabitje është raportuar se ka ndodhur pasditen e djeshme në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.
Për këtë rast, një grua ka raportuar se tre të dyshuar, njëri me pistoletë dhe njëri me sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë arkën.
Sipas ankueses, në arkë kanë qenë 500 euro, dhe përveç parave të dyshuarit kanë vjedhur edhe një sasi të cigareve, vlera e të cilave nuk dihet.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet nga ana e policisë.