Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Me rreth 45 minuta vonesë fillon seanca e Kuvendit

Kanë kaluar rreth 45 minuta prej kur është dashtë të filloj vazhdimi i seancë së Kuvendit të Kosovës me 6 pika në rend dite.

Edhe pse ishte parapa që vazhdimi i seancës plenare të filloj në ora 10:00, kuorumi nga deputetët është bërë me disa minuta vonesë.

Kurse aktualisht asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk i është i pranishëm në seancën e Kuvendit.

Kryetrari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kabineti qeveritar janë në mbledhjen e përbashët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

“Ju e dini që janë mbledhjet e qeverive dhe ministrat nuk janë këtu”, tha Konjufca duke shtuar se pa ta nuk mund të procedojnë me projektligje.

Ai ka kërkuar që të vazhdojnë me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së u pajtua që të fillojnë me pikën 10 zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe pikë 11, Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Edhe grupet tjera janë pajtuar të fillojnë me dy pikat e fundit të rendit të ditës.

Në rend dite të kësaj seance janë:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
    8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
    10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
    11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.