Me pritje shtetërore, presidenti Gjukanoviq nis vizitën në Kosovë

Me nderime të larta shtetërore, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Takimi mes dy homologëve do të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas këtij takimi do të ketë edhe konferencë për media.

Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq gjatë ditës pritet të takoj krerët e tjerë institucional por edhe përfaqësues të partive politike.