Me pistoletë lodër kryejnë vjedhje në Kamenicë

Një vjedhje grabitqare ka ndodhur mbrëmë në Kamenicë.

Një qytetar ka informuar se në shtëpinë e vëllait të tij, kishte hasur në dy persona ku njëri nga personat i ka drejtuar revolen duke tërhequr këmbëzën dy herë, por arma nuk kishte shkrep.

Të dyshuarit kanë vjedhë një arkë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arritur që të identifikojnë dhe të arrestoj një të dyshuar nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet që është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.