Me pica shpërndahej dhe drogë, Policia zbulon bazën

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj si dhe një 23-vjeçare që kishte në administrim një piceri për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit  L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç si dhe u procedua penalisht shtetasja  Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Shtetasja  Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./OraNews