
Foto: Rruga Sifteraj-Stubëll/ KALLXO.com
Më pak se 10% e rrugëve të Kosovës janë me emra të grave
Vetëm 9.8 për qind e rrugëve në Kosovë kanë të emra të grave ose vajzave.
Kështu thuhet në raportin e përformancës së komunave për vitin 2020.
Sipas raportit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), përfaqësimi gjinor tek emrat e rrugëve komunale është tejet i ulët po ashtu edhe regjistrimi i pronave në emër të një gruaje apo dy gjinive (bashkëshortë apo vëllezër dhe motra).
Në anën tjetër, raporti tregon se përfaqësimi gjinor në këshillat lokale është tejet i ulët dhe shumica dërrmuese e komunave nuk kanë asnjë grua që udhëheq këta këshilla.
Kjo edhe duke marrë për bazë që 12 komunave nuk kanë raportuar t’i kenë të themeluara këshillat lokalë.
Buxhetimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm gjinor se bëhet nga pak mbi gjysmën e komunave. Megjithatë, ka nevojë mjaft të madhe për trajnim në këtë drejtim si dhe për vullnet të komunave që të kuptojnë rëndësinë e kësaj çështje.
Barazia gjinore në programet për punësim, subvencione dhe ndërmarrësi është në shkallë prej 47.48%.
Fusha e 16-të e MAPL-së që është përfaqësimi gjinor, matet më gjerësish duke përfshirë qasjen e të dy gjinive në programet për zhvillim social, ekonomik, si dhe në aktiviteteve komunale.
Po ashtu, treguesit matin shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunale etj. Me gjithë progresin e komunave ndër vite në sigurimin e përfaqësimit të barabartë në trupat e kuvendeve dhe në komisionet komunale, të dhënat për treguesit e caktuar minimizojnë përqindjen në këtë fushë duke e bërë atë mjaft të ulët, 34.88%.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK