Burimi: https://pixabay.com/

Burimi: https://pixabay.com/

Më pak ndërmarrje u regjistruan në tremujorin e tretë - 2021

Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), bën të ditur se në tremujorin e tretë të sivjetmë,  janë regjistruar gjithsej 2,479 ndërmarrje.

Krahasuar me tre muaj më parë, ka një rënie për -11.8 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2020 ka rënie për -4.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.

ASK njofton se prinë ato ndërmarrje që për aktivitet ekonomik e kanë tregtinë dhe riparimin e mjeteve

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 625 ndërmarrje të regjistruara (25.21%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 295 ndërmarrje të regjistruara (11.9%); Prodhim me 249 ndërmarrje të regjistruara (10.04%); Aktivitete të shërbimeve të tjera me 222 ndërmarrje të regjistruara (8.96%); Ndërtimtari me 206 ndërmarrje të regjistruara (8.31%), etj.”, njofton ASK.

Më tej thuhet se në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2,401 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor 96.8 për qind, me 5 deri 9 të punësuar ishin 53 sosh ose 2.1 për qind, me 10 deri në 19 të punësuar ishin 20 ndërmarrje të regjistruara 0.8 për qind, me 20 deri 249 të punësuar ishin 3 ndërmarrje të regjistruara 0.1 për qind, ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishin dy ndërmarrje të regjistruara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 759 ndërmarrje të regjistruara 30.6 për qind, Prizreni me 190 ndërmarrje të regjistruara 7.6 për qind,  Ferizaj me 188 ndërmarrje të regjistruara 7.5 për qind,  Fushë Kosova me 140 ndërmarrje të regjistruara 5.6 për qind,  Peja 134 ndërmarrje të regjistruara 5.4 për qind,  Gjilani me 124 ndërmarrje të regjistruara 5 për qind, Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara 4.6 për qind,  ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e tretë (TM3) 2021”.