Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Me nënshkrim të falsifikuar jepet leje për rrënim të lokalit

 

Është raportuar një rast i falsifikimeve të dokumenteve nga një nënë e djalë në Prizren, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Dy familjarët janë ankuar që nënshkrimi i tyre është falsifikuar nga persona të panjohur në muajin prill të këtij viti. Më pas, sipas ankuesve, nënshkrimi është përdorur për t’i dhënë leje bashkëpronarit të lokalit të tyre për ta rrënuar ndërtesën.

Policia njofton se hetimet për rastin vazhdojnë.