Më në fund, Ukraina pajiset me tankse perëndimore

Franca, Gjermania dhe SHBA janë dakorduar që të dërgojnë automjete të blinduara në zonën e luftës në Ukrainë.

Fuqitë e mëdha perëndimore më në fund kanë vendosur të dërgojnë automjete të blinduara në Ukrainë, një vendim ky të cilin udhëheqja ukrainase e kishte kërkuar prej kohësh dhe që shpreson se do t’i japë një shtysë të madhe ndërkohë që po lufton me trupat ushtarake të Vladimir Putinit.

Kjo nismë filloi të mërkurën kur Emmanuel Macron njoftoi se po dërgon “tanke të lehta” – automjete të blinduara luftarake ‘AMX-10 RC’ – në Ukrainë. Macron vendosi ta “përforcojë ndihmën” në përgjigje të “nevojave të shprehura nga Ukraina”, tha një komunikatë nga presidenca franceze.

Vendimi francez ishte “hera e parë që një tank i projektuar nga perëndimi do t’i dorëzohet Ukrainës. Në mënyrë simbolike, është e rëndësishme”, tha François Heisbourg, këshilltar i lartë për Evropën në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Vendimi francez bëri presion mbi vendet e tjera për ta ndjekur shembullin e njëjtë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e falënderoi të mërkurën Francën për AMX-10 dhe u kërkoi aleatëve të tjerë të sigurojnë tanke dhe armë të tjera të rënda.

“Nuk ka asnjë arsye racionale pse Ukraina nuk është furnizuar ende me tanke perëndimore”, tha ai.

Disa orë më vonë, Gjermania dhe SHBA i bën të ditura vendimet e tyre.

Gjermania do ta sigurojë automjetin e saj luftarak të këmbësorisë ‘Marder’, u tha  në një deklaratë të përbashkët me SHBA-në, e cila do t’i dërgojë Ukrainës automjetin luftarak ‘Bradley’.

Asnjë nga këto nuk është lloji i makinerive moderne luftarake që e dëshiron vërtet Ukraina, të tilla si ‘Leclerc’-i më i avancuar i Francës, ‘Leopardi’ i Gjermanisë ose ‘M1 Abrams’ i ushtrisë amerikane – të cilat janë më të lëvizshme, më të sakta dhe kanë rreze më të gjatë në krahasim me tanket e vjetra sovjetike – megjithatë këto vendime sinjalizojnë se dërgesat e tankeve nuk janë më jashtë opsioneve.

Gjermania do t’i bashkohet gjithashtu SHBA-së në dhurimin e një baterie të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ të prodhuar në SHBA, duke e çuar numrin e tankseve ‘Patriot’ të Kievit në dy pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi vendimin muajin e kaluar, sipas deklaratës së të enjtes.

Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka bërë një angazhim të ngjashëm, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha pas një takimi me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock se “Britania ka ofruar llojin e pajisjeve ushtarake që janë në gjendje ta japin një goditje vendimtare kundër objektivave ruse në distancë. 

“Ne do të vazhdojmë të flasim me ukrainasit për atë që ata kanë nevojë për fazën tjetër të vetëmbrojtjes së tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që ne ta sigurojmë atë. Tanket mund të jenë pjesë e kësaj. Nga vijnë ata, të cilët aleatët i ofrojnë, është diçka për të cilën sigurisht po punojmë në koordinim me njëri-tjetrin”.

Ç’pritet më tej

Vendimi për të dërguar “tankse të lehta” megjithatë shënon një ndryshim në këndvështrimin francez pasi presidenti Macron njoftoi se Franca do ta “ndihmojë Ukrainën deri në fitore” gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri.

Dërgesat e ardhshme mund të jenë vetëm fillimi. Ukrainasit po i kërkojnë ende Francës që të dërgojë tanke ‘Leclerc’ në Ukrainë, të cilat janë më të rënda, më të fuqishme dhe më të mbrojtura se ‘AMX-10’. I pyetur nëse Franca planifikon të dërgojë pajisje të tilla, një këshilltar i qeverisë tha se kërkesa po shqyrtohet dhe vendimi varet nëse Franca mund t’i kursejë tankset ‘Leclerc’ si dhe nëse ukrainasit mund të trajnohen për t’i përdorur ato në kohën e duhur.

Por sipas Heisbourg, do të kishte më shumë kuptim që ukrainasit të stërviteshin me tanke gjermane ‘Leopard 1 dhe 2’, të cilat ende po prodhohen dhe përdoren në shumë vende të ndryshme evropiane, në vend të tankseve ‘Leclerc’, të cilat do të ishin të vështira për t’u mirëmbajtur në Ukrainë.

“Ukrainasit duan vërtet Leopardë”, tha Heisbourg./Politico.eu