Më në fund Shpend Ahmeti mbyll një gropë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar në Facebook një investim në trotuar.

Ahmeti ka shkruar se këto riparime janë të rëndësishme për këmbësorët ndërsa ka bërë thirrje që këto raste të raportohen në Platfomën Digjitale që të riparohen përmes kontratave të mobilitetit.

“Riparime të vogla por të rëndësishme për këmbësorë. Lajmëroni në Platformen Digjitale që t’i riparojmë përmes kontratave të mobilitetit. #prishtina #platformadigjitale #mobiliteti”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Ahmeti në zgjedhjet e fundit në Kosovë ka kandiduar për deputet në radhët e PSD-së, e cila kishe lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës për dy mandate dhe i votuar nga mbi 76 mijë njerëz në vitin 2017, Shpend Ahmeti nuk ka arritur të marrë më shume se 5 mijë e 881 vota.

Shpend Ahmeti ka marrë 70 mijë vota më pak 2 vite më vonë.

Largimi nga Vetëvendosje nuk i’a ka nxjerrë llogaritë mirë Shpend Ahmetit, i cili bashkë më disa njerëz të fuqishëm të Vetëvendosjes u larguar për ta rimëkëmbë Partinë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.

Ndërsa qeverisja e Ahmetit është kritikuar shumë nga opozita në Prishtinë, pas përqendrimit të veprimtarisë së tij në nivelin qendror të qeverisjes.