Festivali Multikulturor. Foto: Facebook/VORAE.

Me ndarjen e çmimeve ‘Joanat e Kosovës” e thirrjet për barazi për komunitetet ka nisur Festivali Multikulturor në Prishtinë

Me ndarjen e çmimeve “Joanat e Kosovës për përfshirje sociale dhe drejtësi” dhe thirrje për respektim, mbrojtje e më shumë të drejta për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas, ka nisur sot në Prishtinë, edicioni i 5-të i Festivalit Multikultikuror, që këtë vit mbahet me moton “Le të festojmë ngjashmëritë tona”.

Elizabeth Gowing, Eliza Hoxha, Lorenta Kadriu, Medinë Dauti e Riola Morina, janë shpallur fituesit e çmimit “Joanat e Kosovës”, që ndahet nga organizatorët e festivalit. Këtë çmim fitueset e morën për gjithë kontributin në përfshirje e barazi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptias.

Çmimet “Joanat e Kosovës” u ndanë gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të sivjetëm të Festivalit Multikultikuror, me ç’ rast nga një fjalë mbajtën: Isak Skenderi, drejtor ekzekutiv i OJQ-së ‘Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian’;  Glauk Konjufca , kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës; Beate Elswsser, shefe e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Olli Holmström, drejtor gjeneral i Fondacionit Diakonë në Helsinkit (Finlandë).

Festivali Multikulturor do të mbahet në Prishtinë, Obiliq, Kamenicë e Graçanicë. Festivali Multikulturor ka për qëllim vetëdijesimin shoqëror për të luftuar paragjykimet e stereotipet ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe gjiptas. Gjithashtu edhe ngritjen e një debati shoqëror rreth historikut, vlerave dhe traditave që ofrojnë komunitetet me njëra tjetrën.

Në kuadër të këtij festivali është hapur edhe panairi i ushqimeve, veshjeve dhe punimeve artizanale tradicionale.

Gjatë tri ditëve, në kuadër të këtij festivali do tëprezantohen shfaqje teatrale, ekspozita, punëtori interaktive mbi pikturën e muzikën, debate kulturore e koncerte me artistë të njohur.

 

Festivali Multikulturor 2023. Foto: KALLXO.com.

 

Festivali Multikulturor 2023. Foto: KALLXO.com.

 

Festivali Multikulturor 2023. Foto: KALLXO.com.

 

Festivali Multikulturor 2023. Foto: KALLXO.com.