Me mjet shpërthyes grabitet bankomati në Komoran

Një sasi e parave janë grabitur mëngjesin e sotëm në një bankomat në Komoran të Drenasit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes, që ka ndodhur në Komoran.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin  me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave.

“Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, ka thënë Ahmeti.