Me kërkesë të Vetëvendosjes të premten kryeministri Hoti raporton për 100 ditëshin e qeverisjes

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti të premten do të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes me kërkesë të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka thënë se Hoti duhet të raportojë për për menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë.

“Nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, janë vetëm disa nga çështjet për të cilat duhet të diskutohet në Kuvend”, thuhet në njoftimin e VV-së.