Më kërkesë të AAK-së, Kuvendi do të mbajë debat për dyvjetorin e Qeverisë Kurti

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Me kërkesë të Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Kuvendi pritet të mbajë debat parlamentar për dyvjetorin e ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet më 22 mars 2021.

Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thanë se kanë kërkuar debat parlamentar për të ballafaquar qeverinë Kurti me problemet e qytetarëve.

Tahiri tha se brengë kryesore për ta mbetet gjendja sociale dhe ekonomike.

“Më kërkesë të AAK-së, u miratua që në dy vjetorin e Qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e Qeverisë. Brenga kryesore është gjendja sociale, ekonomike, papunësia dhe ikja e rinisë. Për dy vjet ka pas fjalë ka pasë premtime por nuk ka pasë asnjë veprim të mirëfilltë”- ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se nuk din ndonjë investim kapital apo ndonjë fabrikë që është ndërtuar në këto dy vite.

“Dëshirojmë që përmes Kuvendit ta ballafaqojmë Qeverinë Kurti sepse po ik ka dialogu dhe e ka lënë qytetarin jetim”- ka thënë Tahiri.

Më 22 mars 2021 , deputetët e Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë Kurti si qeverinë e re të vendit.