Me këngën ‘Kur hana del’ shkolla ‘Amadeus’ përmbyll vitin shkollor ‘19/’20

Me këngën “Kur hana del”, Shkolla e Muzikës “Amadeus” në Prishtinë ka përmbyllur vitin shkollor 2019-2020.

Shkolla e Muzikës “Amadeus”, ka publikuar në faqen e saj në Facebook, këngë ‘Kur hana del”, e interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle, duke

ërë të ditur se përmes kësaj këngë po e përmbyll vitin shkollor.

“’Kur hana del’, këngë e realizuar nga nxënësit e shkollës sonë si pjesë përmbyllëse e vitit shkollor ’19/’20. Edhe pse situatë e vështirë për shkak të pandemisë, ne jemi stimuluar për kreativitet”, thuhet në postimin e shkollës “Amadeus”.

Shkolla e Muzikës “Amadeus” është e themeluar në vitin 2002 nga pianistja e parë e diplomuar kosovare, Valbona Pula – Petrovci.

Kjo shkollë tani më me traditë 18 vjeçare ofron mësime në drejtimet: piano, violinë, kitarë, flaut, klarinetë, balet, bateri, saksofon, violonçelo, violë, solokëndim si dhe lëndën solfezhë si pjesë e domosdoshme e procesit mësimor.

Që nga shtatori i vitit 2017 shkolla e muzikës “Amadeus” ka pasuruar planprogramin e saj edhe me një mundësi për fëmijët e moshave 4 – 6 vjeç.