ilustrim

Me gjyq dhe përmbarues, buxhetit të shtetit ju morën rreth 52 milionë euro

Më të larta se dy vite e mëparshme, afro 52 milionë euro është shuma e parave që nga buxheti i Kosovës u morën nëpërmjet vendimeve gjyqësore e përmbaruesit, për shkak të moskryerjes me kohë të detyrimeve nga organizatat buxhetore.

Pjesa më e madhe e realizimit të këtij lloji të pagesave janë në niveli lokal, e që kanë të bëjnë me pagat jubilare, shpronësimet për shkak të ankesës dhe mos pagimin e faturave me kohë nga organizatat buxhetore.

Kur një gjykatë nxjerrë një urdhër apo vendim ku kërkohet që një autoritet publikë të paguaj çfarëdo lloj kompensimi monetar ndaj një personi, vendimi ky i cili nuk ka të drejtë ankese apo entiteti publik nuk e ka ushtruar këtë të drejtë me kohë, gjykata menjëherë i dërgon një kopje të urdhrit apo vendimit Ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë përkatës për ekzekutim të pagesës.

Kjo çështje, parashihet në pikën 1 të nenit 40, të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP).

Nëpërmjet vendimeve gjyqësore, dhe të përmbaruesve privat, vlera e pagesave të realizuara është afro 52 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë në raport me dy vitet paraprake

“Pagesat sipas vendimeve të gjykatave dhe vendimeve të përmbaruesve privat për vitin 2021 ishin në vlerë 51,917,629€. Në raport me vitin 2020, vlera e këtyre pagesave është rritur për 21,952,318€ apo 73%, ndërsa në raport me vitin 2019, rritja është më e madhe për 26,083,391€ apo 101%. Përderisa shkaktarët e kësaj gjendje janë pothuajse të njëjtë me vitet paraprake, mund të themi se trajtimi i këtyre shkaqeve nga përgjegjësit nuk ishte në nivelin e duhur”- thuhet në raport.

Sipas raportit, pagesat për organizata të nivelit qendrore ishin 20,010,276 euro, apo 39 për qind e totalit, ndërsa pagesat në nivelin lokal ishin në vlerë prej 31,907,353€ apo 61 për qind e totalit të vendimeve gjyqësore

Kompensimin e punëtoreve për paga jubilare dhe përcjellëse të cilat ishin të rregulluara sipas kontratës kolektive por që nuk ishin buxhetuar nga kategoria e pagave; pagesa të shpronësimeve si rezultat i ankesave të pronarëve që kanë qenë pjesë e procesit të shpronësimit; si dhe vonesa në pagesat e faturave nga ana e OB-ve për shkak të neglizhencës së zyrtarëve përgjegjës apo mungesës së mjeteve buxhetore, përbejnë kryesisht pjesën më të madhe të vendimeve gjyqësore.

Burimi: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)
Burimi: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)