Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Me ftesë të homologut Zoran Zaev, kryeministri Hoti nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në ora 14:00.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të kryeministrit Hoti dhe nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.