Me Ekrem Hysenin, LDK-ja synon ta rikthejë Podujevën

Ekrem Hyseni është kandidati i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Me këtë komunë, për disa vite radhazi ka qeverisur Agim Veliu i LDK-së. Veliu dha dorëheqje për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1, për të vazhduar më pas edhe në Qeverinë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi sonte pas mbledhjes së Kryesisë se Veliu nuk ka shprehur ambicie për të garuar edhe për një mandat.

Ai tha se kanë zgjedhur kandidat të ri që kanë gjasa më të larta për ta rikthyer Podujevën.

Në zgjedhjet lokale në Podujevë të mbajtura me 29 nëntor 2020, timonin e Komunës së Podujevës e mori Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Nexhmi Rudarin e LDK-së me 36 për qind të votave.

LDK shkarkon Agim Veliun nga kryetari i degës në Podujevë